OEMVP mbështet bizneset kah rajonalizimi i tyre

Kryetari i OEMVP-së z. Nebi Hoxha, është pjesëmarrës në Konferencën e nivelit të lartë për reformimin e inspektimeve në Ballkanin Perëndimor sipas standardeve të Bashkimit Evropian, e cila mbahet në Tiranë. Në këtë konferencë janë të pranishëm zyrtarë të lartë ndërkombëtar, ministra, afarist, përfaqësues të institucioneve nga vende të ndryshme.

OEMVP ka përcaktim strategjik promovimin dhe mbështet bizneset kah rajonalizimi i tyre dhe ndërkombëtarizimi i tyrë. Duke marrë parasysh faktin që bizneset në rajon janë të kufizuara në tregjet e brendshme, rajonalizimi paraqitet si domosdoshmëri tek ndërmarrjet të cilat operojnë në rajon. Rajonalizimi paraqet një shtyllë kyçe në rrugëtimin e ndërmarrjeve dhe biznesit në përgjithësi, e cila shtyen deri tek modernizimi i proceseve të punës dhe inovacione të shumta, pasi që rajoni synon edhe kufinjtë evropian dhe global.

“OEMVP çdoherë këmbëngul në qarkullimin e lirë të mallrave, pasiqë ndërmarrjet në vendet tona posedojnë një kapacitet të madh të prodhimeve. Nëse ata e kanë mundësinë të eksportojnë në mënyrë sa me të lirë, njëkohësisht ashtu ndihmojnë në përmirësimin e ekonomisë në sferën më të gjerë” – u shpreh z. Hoxha.