Home / Lajmet / Lajmet e fundit / Realizohet takim mes OEMVP dhe MPJTJ. Diskutohet rreth mundësive të bashkëpunimit për stimulim të eksportit

Realizohet takim mes OEMVP dhe MPJTJ. Diskutohet rreth mundësive të bashkëpunimit për stimulim të eksportit

Realizohet takim mes OEMVP dhe MPJTJ. Diskutohet rreth mundësive të bashkëpunimit për stimulim të eksportit

Në hapësirat e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Drejtori Ekzekutiv  z. Zeqiri priti në takim përfaqësues nga Ministria e Punëve të  Jashtme dhe Tregti të Jashtme, me qëllim të diskutimit për mundësi bashkëpunimi me kompanitë anëtare të Odës.

Zekiri prezantoi punën dhe dinamikat e Odës, duke theksuar disa nga pikat kyçe strategjike në kuadër të Platformës për zhvillim ekonomik të RMV. U potencua rëndësia e fuqisë punëtore të mjaftueshme dhe të kualifikuar, me një ekonomi diverze dhe zhvillimore që parandalon emigrimin, ku në këtë drejtim OEMVP zëshëm ka propozuar masa konkrete për parandalimin e këtij fenomeni. U diskutua edhe rreth kompanive anëtare të Odës të cilat eksportojnë jashtë vendit, duke kontribuar në mirëqenien ekonomike të Maqedonisë së Veriut.

Këshilltari në Drejtorinë e diplomacisë ekonomike dhe publike z. Draganço Apostolovski u shpreh se janë të gatshëm së bashku me përfaqësuesit e tjerë të Ministrisë, të bashkëpunojnë me kompanitë të cilat eksportojnë, në mënyrë që të njëjtit të promovohen në tregjet ndërkombëtare, por edhe të kontribuohet në uljen e deficitit tregtar, i cili në vitin 2024 shënon 3 281.2 milion euro, apo mbulimi i importit me eksport në 70.3%

OEMVP mbetet e angazhuar për të forcuar bashkëpunimin, me qëllim krijimin e politikave më efektive për zhvillimin ekonomik, rritjen e konkurrueshmërisë dhe promovimin e eksportit në tregjet e huaja.

2