OEMVP viziton zv.Kryeministrin e parë të Sistemit Politik
Delegacion nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në krye me Kryetarin z. Nebi Hoxha realizoi takim me z.Artan Grubin, zv.Kryeministrin e parë të Sistemit Politik. Në këtë takim të pranishëm ishin edhe z.Kreshnik Bekteshi-Ministër i Ekonomisë, z.Naser Nuredini-Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësiror dhe z.Fatmir Besimi-Ministër i Financave.
Qëllim i këtyre takimeve është shpalosja e problematikave të sektorit të biznesit dhe propozim i zgjidhjes së të njejtave në frymën e bashkëpunimit. Theks i veçantë u vendos te pakot ekonomike, ku resorët ekonomik treguan faleminderim dhe gadishmëri për bashkëpunim për faktin se një numër i masave vijnë si rezultat i propozimeve të OEMVP-së.
Me anë të këtij takimi OEMVP uron ministrin për postin e ri dhe gjithashtu beson se bashkëpunimi do të jetë i vazhdueshëm, me qëllim që t’i ndihmohet sektorit të biznesit në këtë periudhë mjaft të rëndë si në aspekt social ashtu dhe në aspekt ekonomik.