20 Prill 2012 Panair në Shkup me moton: “Promovimi i prodhimeve vendore dhe investimeve të huaja”
Në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe “Javët e Biznesit Kombëtar “, si dhe me rastin e vizitës së Presidentit z. Bamir Topi në Maqedoni më datë 20 prill në Shkup, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri – Perëndimore organizon Panair me moton: “ Promovimi i prodhimeve vendore dhe investimeve të huaja”, ku të gjitha bizneset mbarëshqiptare do të ofrojnë mallrat cilësore për konsumatorët, me ç’rast do të bëhet edhe promovimi i tyre në rajon.
Përveç kompanive nga Republika e Maqedonisë (anëtarë të OEMVP-së dhe Odave tjera ekonomike), në Panair do të marrin pjesë edhe kompani nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia.
Ky Panair do të jetë nën patronatin e Ministrisë së Ekonomisë të Republikës së Maqedonisë dhe Komunës Çair, ndërsa bashkëorganizatorë janë AKB-ja nga Republika e Kosovës, KASH-i nga Republika e Shqipërisë, Komuna e Preshevës dhe Komuna e Ulqinit.
Nëpërmjet këtij aktiviteti duam të kontribojmë në zhvillimin e ndërmarrësisë tonë, përmes njohjes së prodhimeve tona dhe thithjes së investimeve të huaja.