Karvani i OEMVP-së sot në Shkup
21 Prill 2016 – Pas takimeve me bizneset e Kumanovës dhe Tetovës, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore sot në takimin me kompanitë e Shkupit diskutoi bashkë çështjet me interes të përbashkët lidhur me mundësitë e avancimit të mjedisit biznesor në komunën e Shkupit dhe më gjerë.
Në takim, para më shumë se 40 kompanive, Drejtori Ekzekutiv i OEMVP-së Fatmir Bytyqi prezantoi aktivitetet e Odës dhe të gjitha shërbimet apo benefitet që kompanitë përfitojnë me anëtarësim në Odë, duke e konsideruar OEMVP-në si pikë e parë ku duhen drejtuar bizneset.
OEMVP ndërmarrjet e vogla dhe të mesme i sheh si gjenerator të zhvillimit ekonomik prandaj dhe mundohet të njihet me problematikat e tyre për të parë çdo mundësi të përmirësimit të klimës për bizneset të cilat i përfaqëson. Oda synon të promovojë klimë pozitive të biznesit, duke mbrojtur interesat e biznesit në përgjithësi, me theks të veçantë në bizneset të udhëhequra nga gratë.
Takimi i radhës me bizneset do të vazhdojë javën e ardhshme në Kërçovë (Restoran Arabella, 26 Prill 2016 – ora 11:00) dhe më pas në Gostivar (Restoran Royal, 28 Prill 2016 – ora 11:00).
Comments are closed.