U promovua edicioni i 10-të jubilar i TOP 100 kompanive më të suksesshme
Shkup, 09 Dhjetor 2020 – Sot u realizua edicioni i 10-të jubilar i ngjarjes “TOP 100”, në të cilën u shpallën 100 kompanitë më të suksesshme. Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, në hotelin “DoubleTree by Hilton”, prezantoi në mënyrë hibride kompanitë më të fuqishme, të cilat vitin e kaluar arritën rezultate pozitive.
Gjatë ngjarjes “TOP 100”, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore ndau çmime për TOP5 kompani, të cilat janë shquar për arritje të veçanta në veprimtaritë e tyre dhe dallohen si kompani lidere për vitin 2019, gjithashtu tre çmime të veçanta.
Për përzgjedhjen e këtyre kompanive kryesuese, vendimtarë janë disa tregues, si të ardhurat vjetore që paraqesin, fitimi neto, numri i të punësuarve, investimet dhe kthimi në kapital, të cilët i dallojnë ato nga pjesa tjetër e katalogut.
Çmimin e parë e morri kompania Dauti Komerc, çmimin e dytë kompania Alma-M, çmimin e tretë kompania Pofix, çmimin e katërt kompania Bas Tuti Fruti dhe çmimin e pestë kompania Kipper. Kompania AK-INVEST morri çmimin si kompani me rritje më të shpejtë, Qendra Edukative REA fitoi çmimin si kompani e udhëhequr nga grua, kompania Knauf Radika merr çmimin e kompanisë me partneritet të sukseshëm.
Çmimet u ndanë nga përfaqësues të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, përkatësisht Nebi Hoxha, Menderes Kuçi, Trim Qemali dhe Vlora Ademi, si dhe përfaqësues nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kryeministri Zoran Zaev, Talat Xhaferi dhe Kreshnik Bekteshi, gjithashtu një nga çmimet u nda nga mysafir i OEMVP-së z. Nikolin Jaka nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës.
Kryetari i OEMVP-së u shpreh se ka kaluar një dekadë që kur kjo ngjarje filloi të organizohej, sikurse Oda dhe anëtarët e saj rriten, po ashtu dhe TOP 100 merr dimenzion tjeter si nje brend i i fuqishem i OEMVP-së të cilin e kanë krijuar, etabluar dhe zhvilluar vetë anëtarët e saj gjatë udhëtimit 15 vjeçar të Odës. Krenohemi me faktin që jemi bërë sinonim i dorës së zgjatur dhe ombrellës e cila strehon bizneset. Jemi përkrahës të institucioneve shtetërore në përpjekjet e tyre për transformim dhe avancim të politikave zhvillimore në vend, veçanërisht duke kontribuar në krijimin e nje klime më të mirë të biznesit në vend. Njëkohësisht shprehi ngushllime për humbjen e z.Enver Maliqit, një nga themeluesit dhe mbështetësit më të mëdhenj të Odës, simbolit të sipërmarrësit të suksesshëm dhe filantropit bujar.
Ngjarja e 10-të jubilare për prezantimin e katalogut “TOP 100” ishte me karakter të mbyllur, për shkak të pajtueshmërisë me të gjitha masat dhe rekomandimet, sipas të cilave edhe u organizua, kurse transmetimi i ngjarjes u zhvillua drejtpërdrejt përmes rrjeteve sociale, në tri gjuhë të ndryshme – maqedone, shqipe dhe angleze.
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore përpiqet të promovojë vazhdimisht kompanitë të cilat kanë potencial për investime të reja, krijim të vendeve të reja të punës, rritje të përgjegjësisë së korporatave, si dhe rritje të ndikimit në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit tonë. Ngjarja “TOP 100”, e cila padyshim po shndërrohet në traditë, do të vazhdojë të motivojë edhe më tej kompanitë për të dhënë më të mirën në punën e tyre.