OEMVP në Panairin e Karrierës në UEJL

20 Prill 2016 –  Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore edhe këtë vit morri pjesë në Panairin e Karrierës të organizuar nga UEJL, aktivitet ky i kthyer në një traditë, që shërben si  një ekspozitë e punëdhënësve, rekrutuesve dhe institucioneve të arsimit, për të krijuar kontaktet e para mes punëkërkuesve dhe studentëve si dhe për t’u njohur me potencialin që ata ofrojnë.   Ky panair shërben si burim informacioni për mundësi praktikash, punësimi, bursash dhe trajnimesh.

Panairi i Karrierës është një mundësi e mirë për studentët për t’u takuar me punëdhënësit potencial – bizneset, dhe të diskutojnë rreth mundësive të punësimit, për t’u angazhuar si praktikant dhe për të diskutuar rreth përshtatshmërisë së kualifikimeve dhe aftësive të tyre me kërkesat e tregut të punës apo kompanisë në fjalë.

Studentët janë ata, të cilët sjellin risi dhe dije të nevojshme për përparimin ekonomik të çdo vendi. OEMVP është e kënaqur nga bashkëpunimin që kemi me universitetet dhe ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen qoftë në angazhimin e studentëve si praktikant, apo si të punësuar.

Në këtë panair, pjesëmarrëse ishin edhe shumë kompani anëtare të OEMVP-së, si: Alma M, Neting School, Dauti Komerc, Vezë Sharri, Leoron e tjerë.

image-0d03f35e0b33d7be2fc9e208cf46099b4e515f06e5493a5ff01dd1689ac6a125-V

image-2675a8c8c13c23c869bc09856e58b7cd3b6f363acca32b8b3c3170e6258e64c2-V IMG_1563

Comments are closed.