Duke filluar prej nesër 22 Qershor 2012 (Restoran Rojal, ora 10:30), kryetari z.Menderes Kuçi së bashku më stafin profesional fillojnë Karvanin e tyre në Strugë me takimin e tyre të parë me kompanitë nga rajoni i Strugës.
Në takim do të prezantohet raporti vjetor i OEMVP-së, dhe strategjia e punës së saj në të ardhmen. Takimi do përmbyllet me prezantimin e shqetësimeve të kompanive si dhe nevojat e tyre për shërbime të ndryshme nga ana e OEMVP-së.
Karvani me takimet e OEMVP-së me kompanitë tona nëpër qytetet e ndryshme, do të vazhdoj edhe në ditët në vijim. Më poshtë keni agjendën e këtyre aktiviteteve:
03 Korrik 2012 – Kërçovë
06 Korrik 2012 – Dibër
10 Korrik 2012 – Gostivar
13 Korrik 2012 – Tetovë
14 Korrik 2012 – Kumanovë



