Hapja solemne e Panairit: “Promovimi i prodhimeve vendore dhe investimeve të huaja” – Fotogaleri

       Më 20 Prill 2012 në mënyrë solemne u hap Panairi: “Promovimi i prodhimeve vendore dhe investimeve të huaja”, i organizuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri – Perëndimore dhe Ministria e Ekonomisë, me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe vizitës së z. Bamir Topit.

       Të pranishëm ishin kryetarët e shteteve të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë, z. Bamir Topi dhe z. Gjorge Ivanov, të cilët edhe bënë hapjen oficiale të Panairit, Ministri i Ekonomisë z. Valon Saraqini, z. Izet Mexhiti , kryetar i Komunës së Çairit, Ragmi Mustafa, kryetar i komunës së Preshevës, Xhaudet Cakuli nënkryetar i Komunës së Ulqinit dhe Agim Shahini, kryetar i AKB-së, si dhe kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri – Perëndimore, z. Menderes Kuçi.  Gjithashtu, në këtë manifestim ishin prezent edhe afarist nga vendi dhe shtetet fqinje, të cilët prezantuan prodhimet e tyre.

      Mesazhi i këtij Panairi ishte: “Konsumoni prodhime vendore”.