Më datë 21 Prill 2012 u mbajt Forumi Ekonomik: “100 vjet në frymën e bashkëpunimit ekonomik kombëtar”, i organizuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri – Perëndimore dhe Ministria e Ekonomisë, në bashkëpunim me Komunën e Çairit.
Në panel fjalën i pari e morri kryetari i komunës së Çairit, z. Izet Mexhiti. Më pas, Ministri i Ekonomisë, z. Valon Saraqini, falemendëroi OEMVP-në për organizmin dhe vuri theks në krijimin e politikës inovative rajonale si një mundësi për zhvillimin ekonomik në trojet mbarëshqiptare.
Znj. Mimoza Kusari – Lila, zv. Kryeministër dhe Ministër i Tregëtisë dhe Industrisë, në fund të fjalimit të saj, tha se shpreson që 110 vjetori të na gjej në bashkëpunim më të madh në fushën ekonomike dhe bashkëpunimin institucional.
Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri – Perëndimore, z. Menderes Kuçi, tha se “nuk duhet të pritet integrimi politik, por duhet të punohet në integrimin ekonomik”, ngase “bizneset janë si dallëndyshet që sjellin pranverën”.
Më pas, fjalën e morri z. Besim Beqaj, Ministër i Zhvillimit Ekonomik dhe z.Agim Shahini, kryetari i AKB-së. Krejt në fund, diskutimin e përfundoi panelisti Prof. Dr. Naser Rrahimi nga Universiteti Shtetëror i Tetovës.
Pas përfundimit të diskutimit u ndanë mirënjohje për Biznes Plan më të mirë shkollës “Arseni Jovkov” (Prof.Visar Duraku me nxënësit Ermir Murtezani dhe Fuat Jonuzi) dhe shkollës “Cvetan Dimov” (Prof. Bujamin Bela me nxënësit Berat Abduramani dhe Jeton Sadiki). Në kategorinë e bizneseve, mirënjohje iu ndanë Hotelit “Radika”, kompanisë “Alma M” z.Muhamerit, dhe shkollës “Woodrow Willson”, znj. Elita Masha. Për kontributin e dhënë në rritjen e vlerave të artizanatit, mirënjohje ia ndajt z. Xheladin Asanit.
Pas përfundimit të Forumit Ekonomik, të pranishmit u ftuan në koktel dhe drekë solemne, të organizuar nga OEMVP-ja.



