K O N K U R S për angazhimin e agjencisë për marketing

K O N K U R S për angazhimin e agjencisë për marketing

K O N K U R S për angazhimin e agjencisë për marketing

Projekti i USAID-it Partneritet për një Rregullativë më të Mirë të Biznesit, i implementuar nga EPI CENTAR International në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Odën Ekonomike të Maqedonisë, Odën Ekonomike të Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit – MASIT dhe Lidhjes së Odave Tregtare të Maqedonisë, ka nevojë për angazhimin e një agjencie për marketing për përgatitjen dhe zbatimin e planit të marketingut për promovimin e një web-portali agregat.
Procedura kryhet nga Shoqata për Shërbime dhe Tregti, EPI CENTAR International DOOEL Shkup. Fondet e siguruara për këtë prokurim sigurohen përmes Projektit të USAID-it Partneriteti për një Rregullativë më të Mirë të Biznesit. Buxheti i prokurimit i kësaj marrëveshjeje është i fiksuar. Kontrata me ofertuesin e përzgjedhur do të lidhet nga Shoqëria për Shërbime dhe Tregti EPI CENTAR International DOOEL Shkup.
Subjekti i kontratës së prokurimit është përpilimi e një plani marketingu për promovimin e një web-portali agregat.
Periudha kohore për kryerjen e angazhimit është nga prilli 2018 deri në shtator 2018.
Ftojmë të gjithë kandidatët e interesuar të aplikojnë duke dërguar një kërkesë për marrjen e dokumentacionit të tenderit, ku caktohet emri i personit juridik, selia e personit juridik, numri personal i personit juridik dhe personi i autorizuar për përfaqësim. Kërkesa duhet të dorëzohet në e-mail adresën e mëposhtme jo më vonë se data: 30.03.2018 në ora 16:00 (ora lokale): asutoglu@epicentar.mk. Dokumentacioni i tenderit së bashku me specifikimet teknike do t’u dërgohet të gjithë kandidatëve të interesuar të cilët do të paraqesin kërkesën për marrjen e dokumentacionit të tenderit. Të gjitha pyetjet në lidhje me këtë procedurë duhet të dorëzohen ekskluzivisht në mënyrë elektronike në të njëjtën adresë e-mail.

Kriteret për përcaktimin e aftësisë së kandidatëve:

1. Situata personale

2. Aftësi teknike ose profesionale

 

Kriteret për përzgjedhjen e ofertës më të favorshme:

1. Aftësi teknike ose profesionale

2. Një draft plani marketingu për krijimin dhe zbatimin e një zgjidhje kreative dhe prodhimin e tri fushatave:

  • Fushata për njohje (krijimi i ndërgjegjësimit)
  • Fushata për mënyrën e përdorimit të web-portalit (funksionaliteti)
  • Fushata për të krijuar një brend imazh të web-portalit