Konkluzione nga mbledhja e Qeverisë
Pjesë e konkluzioneve nga mbledhja e 28-të e Qeverisë, lidhur me situatën e krijuar me koronavirusin – #COVID19:
- Në këtë mbledhje u miratua një Urdhëresë me forcën e ligjit për zbatimin e Ligjit për Procedurën Tatimore gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, duke propozuar uljen e interesit mbi shumën e tatimit më pak ose më shumë të paguar dhe tatimeve tjera kështu që propozohet të llogaritet dhe paguhet interes në lartësi prej 0.015% për çdo ditë vonesë, në vend të 0.03% siç kërkohet me ligj;
- Gjithashtu përcakton që Drejtoria e të Ardhurave Publike nuk do të publikojë listën e debitorëve me borxhe të papaguara për muajt Prill, Maj dhe Qershor 2020;
- Në këtë mbledhje Qeveri miratoi urdhëresë me fuqi ligjore për ndryshimin e Ligjit për të ardhurat personale në gjendjen e jashtëzakonshme;
- Në këtë mbledhje Qeveria miratoi urdhëresë me fuqi ligjore për ndryshimin e Ligjit për tatim në fitim në gjendjen e jashtëzakonshme;
- Qeveria miratoi Urdhëresë me fuqi ligjore për mënyrën e ndryshimit të kushteve kontraktuese të ekspozimit kreditues te bankat dhe kursimoret;
- Me propozimin e Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria sot miratoi Urdhëresën me fuqi ligjore për ndryshimin e Ligjit për Shoqëritë tregtare në kohë të gjendjes së jashtëzakonshme.
- Më tepër informata në linkun e mëposhtëm:https://vlada.mk/node/20734