Përfaqësues të OEMVP-së në takim me z.Fatmir Besimin

Oda udhëhiqet nga parimet bazë mbi të cilat vazhdimisht ndërtohet mirëkuptimi i ndërsjellë mes Institucioneve shtetërore dhe komunitetit të biznesit dhe njëkohësisht vlerëson lartë bashkëpunimin e arritur deri më tani.
Kryetari i OEMVP-së z. Nebi Hoxha dhe përfaqësues të tjerë nga OEMVP-ja takuan z.Fatmir Besimin për t’i uruar postin e ri si Ministër i Financave në Republikën e Maqedonisë së Veriut me besim që sukseset do të jenë prezente në çdo hap dhe bashkëpunimi do të jetë i vazhdueshëm.
Këto takime janë shëndrruar në traditë, me të vetmin qëllim që të rritet bashkëpunimi mes Institucioneve shtetërore dhe komunitetit të biznesit.