Home / Lajmet / Lajmet e fundit / Forum rreth implementimit të HALLALL standardit

Forum rreth implementimit të HALLALL standardit

  Ministria e Ekonomisë më datë 28 Shkurt 2014 organizoi takim me sipërmarrësit në lidhje me implementimin e HALLALL standardit, me qëllim që të prezantohen mundësitë dhe rëndësia e futjes së këtij sistemi në punën e ndërmarrjeve, procesit të çertifikimit, si dhe mundësitë dhe mënyrën e aplikimit për subvencionimin e harxhimeve  për implementimin e tij dhe çertifikimin e tij nga ana e Ministrisë së Ekonomisë.

  Ky takim u realizua mr qëllim të ngritjes së vetëdijes së biznes sektorit për rëndësinë e implemntimit dhe çertifikimit të sistemit Hallall dhe në drejtim të përmirësimit të konkurencës së tyre.

  Gjatë këtij takimi, të pranishmive ju drejtua edhe Ministri i Ekonomisë z. Valon Saraqini, i cili tha se Ministria e Ekonomisë do të subvencionojë 10 kompani ne vlerë prej rreth 300.000 denarë, dhe se gjithsej nga buxheti janë ndarë rreth 3.100.000 denarë. Afati i fundit për aplikim është 30 Prill 2014.

  Gjithashtu, kryetari i OEMVP-së z. Menderes Kuçi, gjatë këtij forumi u bëri thirrje të gjitha kompanive anëtare të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore që të aplikojnë për këtë standard, kurse drejtoresha e Odës Ekonomike të Maqedonisë znj. Jelisaveta Georgieva prezantoi edhe benefitet e këtij sistemi për kompanitë.

  Përfaqësuesja nga Ministria e Ekonomisë znj. Elizabeta Todorova prezantоi procesin e aplikimit për subvencionim të Hallall sistemit, kurse nga ana e drejtorit të Agjencionit për hallall standardet z. Abaz Islami u prezantua procesi i çertifikimit të këtij standardit, dhe si person për kontakt u emërua z. Driton Dikena nga BFI.

   Në fund, kompanitë që veç më kanë implementuar këtë  standard si për shembull Vitalia, Uka Komerc dhe MakProgress, prezantuan përvojat e tyre gjatë procesit të implementimit.