Home / Lajmet / Lajmet e fundit / Kuvendi i V-të i OEMVP-së

Kuvendi i V-të i OEMVP-së

  Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore me datë 27 Shkurt 2014 mbajti mbledhjen e V-të të Kuvendit.

  Pas fjalimit përshëndetës nga ana e kryetarit të OEMVP-së, z. Menderes Kuçit, drejtori ekzekutiv z. Arben Halili prezantoi Raportin Vjetor me të gjitha aktivitetet nga viti i kaluar dhe propozim planin operativ të Odës për vitin 2014.

  Gjatë kësaj mbledhje u votua edhe për disa ndryshime statutore, duke përfshirë këtu rritjen e numrit të anëtarëve të Këshillit Drejtues nga 13 në 15, si dhe formimin e grupacioneve të ndryshme me interes të përbashkët në kuadër të OEMVP-së, edhe atë:

– Grupacioni për bujqësi dhe zhvillim rural;

– Grupacioni i prodhuesve të miellit;

– Grupacioni i ndërtimtarisë;

– Grupacioni i përpunimit të drurit dhe mobiljeve;

– Grupacioni për turizëm dhe hoteleri;

– Grupacioni i grave sipërmarrëse; 

– Grupacioni i mediave;

– Grupacioni i prodhuesve dhe përpunuesve të qumshtit dhe mishit;

– Grupacioni i teknologjive informative;

– Grupacioni i përpunuesve të metalit;

– Grupacioni për shërbime financiare, juridike dhe konsulente;

– Grupacioni për mbrojtjen e mjedisit dhe planifikimi hapësinor;

– Grupacioni i distributorëve të konsumit të gjerë dhe 

– Grupacioni i shitjes me pakicë.


  Mbledhja u mbajt në hapësirat e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, dhe me vendim unanim të anëtarëve të Kuvendit, u miratua ky propozim, i cili doli nga Mbledhja e I-rë e Këshillit Drejtues të mbajtur më 10 Shkurt 2014.