COVID19- Formular – Leje për lëvizje
Të nderuar anëtarë, Nga vendimi i Qeverisë për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme dhe Vendimit për ndalesë dhe regjim të veçantë për lëvizje në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, prej më datë 21.03.2020 kufizohet lëvizja e popullatës, me vendosjen e orës policore prej orës 21:00-06:00. Me këtë vendim punëdhënësit për punëtorët e tyre që punojnë me ndërrime duhet të plotësojnë Dokumentin(Образец Дозвола) për leje në emër të punëtorit përkatës që të mund të lëvizë gjatë kësaj periudhe (për të realizuar punën me ndërrime) të cilin mund ta shkarkoni nga faqja jonë. Dokument i cili duhet të mbahet çdo herë me vete nga ana e punëtorit.
Gjithashtu për çdo informatë apo nevojë tjetër na kontaktoni në numrin e telefonit +389 2 3239 252 ose në e-mailin: info@oemvp.org OEMVP gjithmonë do të vazhdojë të jetë në përkrahjen dhe shërbimin tuaj.
Me respekt, OEMVP.