COVID-19-INFORMATA NGA MINISTRIA E TRANSPORTIT DHE LIDHJEVE

Të nderuar,

Ju njoftojmë lidhur me informacionet për kërkesën për leje për shoferët profesionistë të mjeteve transportuese për të hyrë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe u njoftua nëpërmjet konferencës së sotme për shtyp nga Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski dhe Drejtori i Drejtorisë Doganore Gjoko Tanasoski. .

*****

INFORMATA  NGA MINISTRIA E TRANSPORTIT DHE LIDHJEVE

Kërkesë për leje për shoferët profesionistë të mjete transportuese për të hyrë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut

18.03.2020

Kërkesa për leje për shoferët profesionistë të mjete transportuese për të hyrë në territorin e Republikës së Maqedonisë së  Veriut duhet të përmbajë këto të dhëna:

– Informata themelore për kompaninë që aplikon (emrin, adresën, numrin e telefonit të kontaktit);

– Numri i saktë i lejeve që kërkon;

– Të dhënat personale të shoferit për secilën licencë veç e veç;

– Për secilën leje të kërkuar, të theksohen shtetet ku do të transportohen mallrat;

– Të tregohet për sa ditë është planifikuar të kryhet transportimi i mallrave.

Për shkak të seriozitetit të situates së krijauar, ju lutemi të keni mirëkuptim që lejet nuk do të lëshohen drejtpërdrejtë në ambientet e Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, por përmes:

– Shoqata e Transportuesve Makam Trans – Shkup.

e-mail: Info@makamtrans.org.mk tel. për kontakt 078 / 392-020, 070 / 695-216, 077 / 817-463, 078 / 399-019

– SIZ Makedonija Soobrakaj AMERIT, rr 506 nr.22 Momin Potok, Shkup.

Personi pët kontakt: Olivera Miovska, e-mail: olivera@amerit.org.mk tel. 071 / 390-099

Shoqatat tjera të shoferëve profesionistë që dëshirojnë të përfshihen në procesin e ndërmjetësimit duhet të kontaktojnë Inspektoratin Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor.

Për të gjitha informacionet shtesë, kontaktoni në ISHSSH:

– Rametulla Sefa, tel. 076 / 445-996, e-mail: rametula.sefa@zdravstvo.gov.mk

– Çedomir Stefanovski tel. 078 / 328-900, e-mail: cedomir.stefanovski@zdravstvo.gov.mk

Për informata të tjera mund të kontaktoni Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve:

Elena Atanasovska

Email: elena.atanasovska@mtc.gov.mk ose në 076 484 084

Sashko Edrovski

Sasko.edrovski@mtc.gov.mk ose në 075 363 345