Sot me datë 16 dhjetorë 2013 në komunën e Kumanovës u nënshkrua Memorandum për bashkëpunim në mes Odës Ekonomike Bullgaro-Maqedone dhe Këshillit për zhvillim të rajonit Planor Veri-Lindor. Në këtë takim pjesëmarrës ishte edhe Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Tahir Hani si dhe Ambasadori i Bulgarisë në Maqedoni Ivan Petkov.
Disa nga temat të cilat u diskutuan në këtë takim në mes të pranishmëve ishin edhe : Stimulimi i zhvillimit në nivelit lokal dhe rajonal, forcimi i parimit të partneritetit publiko–privat, inkurajimi -për të marrë dhe zbatuar projekte të përbashkëta të bashkëpunimit ndërkufitar, zhvillimi rajonal, mjedisi dhe efikasiteti energjetik, zhvillimi i resurseve njerëzore etj.
Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore Menderes Kuçi ndër të tjera theksoi se ne jemi për zhvillim të barabartë rajonal. Nuk pranojmë ndarjet që bëhen sipas diversitetit politik, por diversiteti të bëhet sipas resurseve që ofrojnë rajonet. Të pranishëm ishin edhe kryetarët e komunave Kumanovë, Likovë, Kratovë, Kriva Pallankë etj.



