Takim pune – Kryetari i OEMVP z. Qyra priti zv. Kryeministrin për çështje ekonomike dhe kabinetin e Tij
27.01.2023, Shkup – Në këtë takim të zhvilluar në hapësirat e OEMVP-së, u bisedua rreth çështjeve aktuale ekonomike të vendit si dhe për mundësitë e tejkalimit të të njëjtave nëpërmjet bashkëpunimit të ndërsjellë mes institucioneve qeveritare dhe OEMVP-së.
Ndër temat të cilat u diskutua ishin edhe energjetika, fuqia punëtore, ndërtimtaria, doganat si dhe konkurrenca jo lojale, nga të cilat kompanitë janë më shumë të prekura, por gjithashtu edhe çështja e hapur e bizneseve të dëmtuara nga vërshimet e 2016 në Hasanbeg të Shkupit.
Këtë takim e kryesoi Kryetari i OEMVP-së z. Mendi Qyra, ndërsa prezent ishin edhe kryesia e Odës të cilët përfaqësuan grupacionet dhe sektorët ekonomik të OEMVP-së.
Ky është fillimi i takimeve me politikë bërësit të cilat Kryetari Qyra do të zhvillon në mandatin e tij, kështu duke realizuar programin e tij 4 vjeçar në përputhshmëri me përcaktimet strategjike të OEMVP-së.