APEL

Ditëve të fundit jemi dëshmitarë të përmendjes të shumë emrave të kompanive, të cilat po qarkullojnë nëpër media dhe portale lidhur me raste të shumta në shtet. Ndër ato është përmendur edhe emri i kompanisë tonë anëtare, e cila merret me ndërtimtari “Trim & Lum”. Duhet të keni kujdes të veçantë para se të përdorni emra të kompanive, pasi që mund të shkaktoni dëm të madh mbi punën e tyre.

Njëkohësisht, Ju informojmë që një nga portalet që ka shpallur këtë lajm, ka kërkuar falje publike për përdorimin e emrit të kësaj kompanie, duke dhënë arsyetim që ka ndodhur keqkuptim me emër të ndonjë kompanie të ngjajshme. Ju bëjmë apel që para se të shpallni ndonjë lajm, të keni informata të sakta nga burime të sigurta, pasi që kështu keqpërdoret dhe ulet reputacioni i ndonjë personi fizik apo juridik.

Me respekt,
OEMVP