Realizohet mbledhja e III-të e Këshillit Drejtues të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore
28.08.2024, Shkup – Oda Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore realizoi mbledhjen e III-të të Këshillit Drejtues në të cilën morën pjesë edhe anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të OEMVP, Kryetari i nderit si dhe Kryetari i Kuvendit. Ky takim u fokusua në shqyrtimin e disa pikave kyçe të agjendës dhe tema të rëndësishme që prekin aktivitetet aktuale dhe planet e ardhshme të Odës.
Ndërkaq, ndër temat kryesore tek e cila u vu theks i veçantë gjatë takimit ishte organizimi i Kuvendit vjetor të OEMVP si dhe projekti TOP100, i cili ka për qëllim identifikimin dhe promovimin e bizneseve më të suksesshme të vendit.
Diskutimet ofruan një pasqyrë të qartë mbi statusin aktual të Odës dhe theksuan rëndësinë e përpjekjeve të vazhdueshme për fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet bizneseve.
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore vazhdon të qëndrojë besnike ndaj bizneseve, duke mbrojtur interesat e tyre dhe duke krijuar mundësi për zhvillim të qëndrueshëm, me qëllim që bizneset të kenë mbështetjen e duhur për të përballuar sfidat dhe për të përparuar si në tregun vendas ashtu edhe në atë global.