Panel informativ me BERZH

OEMVP në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim organizoi panel informativ për kompanitë në temë “Programi i mbështetjes së konkurrueshmërisë për NVM”, në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Programi i mbështetjes së konkurrueshmërisë për NVM ka për qëllim që nëpërmjet investimeve specifike të mbështetura me grant të rrisë konkurrueshmërinë dhe tregtinë, si në rajon ashtu edhe në vendet e BE-së. Programi e kombinon qasjen në financa, mbështetjen me grante me mbështetje teknike për forcimin e njohurive e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

OEMVP gjithmonë angazhohet për një qasje të përmirësuar në financa për biznesin. Kjo përfshin aktivitete për uljen e shkallëve të interesit për bizneset, sigurimin e subvencioneve qeveritare për kredi investimi.