AK – INVEST nga Tetova fitoi çmimin “Kurora për kualitet”

  Kompanija AK-INVEST nga Tetova në konventën e 15-të me rradhë (Century International Quality), të mbajtur më 09 dhe 10 Mars 2013 në Zvicër ka fituar çmimin e artë, “Kurorën për kualitet”, i cili këtë vit u nda në Gjenevë, në konkurencë prej 170 kompanive tjera të njohura botërore.

  Mirënjohja nga BID (Business Initiative Directions), organizata globale për regjistrimin e kualitetit, iu nda pronarit Azbi Ibrahimi.

Shpërblimi është edhe një vërtetim plus se kualiteti i prodhimeve dhe shërbimeve në AK – INVEST janë në vend të parë, dhe kjo është një ndër kompanitë më të suksesshme jo vetëm në Maqedoni, por edhe më gjerë. 


 


Comments are closed.