03.12.2025, Shkup – Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore mori pjesë në ngjarjen B2B “Business Forum North Macedonia – Serbia”, ku të pranishëm ishin U.D. Kryetar i OEMVP-së, z. Nuhi Aliu, dhe Drejtori Ekzekutiv, z. Durim Zekiri, së bashku me kompanitë anëtare: Silacpor, Eko Sharr, Dauti Komerc, Dauti Transportshped, Pluska Kompani, Lansky Ganzger Zeqiri + Partners, Karanovic and Partners, Multipark Izairi, Kit Go dhe Edu Soft.
Ngjarja u mundësoi bizneseve vendore të zhvillonin takime të drejtpërdrejta B2B me kompani nga Serbia, duke krijuar hapësirë për partneritete të reja dhe shkëmbim të përvojave profesionale.
Para fillimit të takimeve B2B, ngjarja nisi me fjalime përshëndetëse nga përfaqësues të lartë të Qeverisë së Republikës së Serbisë, të cilët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve dhe mbështetjen për zhvillimin e partneriteteve të reja biznesore.
Qëllimi i forumit ishte forcimi i bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve dhe shërbeu si platformë për zgjerim të mundësive të bashkëpunimit ndërkufitar.
Në përmbyllje të takimeve, u organizua një drekë e nivelit të lartë, ku pjesëmarrësit patën mundësinë të zhvillonin diskutime të drejtpërdrejta dhe të thellonin bashkëpunimin mes kompanive dhe përfaqësuesve të institucioneve.
Përmes pjesëmarrjes në forume të tilla, OEMVP vazhdon të fuqizojë kompanitë anëtare, duke u ofruar mundësi konkrete për rrjetëzim, zhvillim ekonomik dhe krijim të partneriteteve të reja.






