04.12.2025, Shkup — Në hapësirat e OEMVP-së u zhvillua mbledhja e VII-të e Këshillit Drejtues, e udhëhequr nga U.D. Kryetari, z. Nuhi Aliu. Në takim morën pjesë edhe z. Nazmi Ejupi, Kryetar i Kuvendit, z. Xhemail Dauti, Kryetar Nderi, si dhe Drejtori Ekzekutiv, z. Durim Zekiri.
Në kuadër të shënimit të 20-vjetorit të OEMVP-së, u diskutua për realizimin e aktiviteteve të parapara për këtë jubile, duke theksuar rëndësinë e tyre në evidentimin e kontributit dhe rolit të akterëve kyç që kanë qenë baza e themelimit të një institucioni i cili sot përfaqëson fuqishëm komunitetin afarist.
Gjatë mbledhjes u vlerësua edhe suksesi i ngjarjes TOP 100™, ku anëtarët e Këshillit drejtues theksuan nivelin e lartë të organizimit dhe ndikimin pozitiv që edicioni i 16-të pati në promovimin e kompanive më të suksesshme në vend. U theksua se feedback-u nga bizneset pjesëmarrëse, partnerët dhe institucionet ka qenë jashtëzakonisht pozitiv.
Mbledhja u përmbyll me dakordimin për hapat e mëtutjeshëm në realizimin e iniciativave strategjike, veçanërisht atyre të lidhura me vitin jubilar dhe projektet që do të kontribuojnë në forcimin e mëtejmë të rolit të OEMVP-së në mbështetje të bizneseve.






