Home / Lajmet / Lajmet e fundit / OEMVP realizon takim me INOVA. Në fokus bashkëpunimi për zhvillim inovativ dhe mbështetje të komunitetit të biznesit

OEMVP realizon takim me INOVA. Në fokus bashkëpunimi për zhvillim inovativ dhe mbështetje të komunitetit të biznesit

OEMVP realizon takim me INOVA. Në fokus bashkëpunimi për zhvillim inovativ dhe mbështetje të komunitetit të biznesit

01.12.2025 – Në hapësirat e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, U.D. Kryetar, z.Nuhi Aliu, së bashku me Drejtorin Ekzekutiv, z.Durim Zekiri, pritën në takim Drejtoreshën e Agjencisë për Inovacione, Zhvillim Shkencoro-Teknologjik dhe Sipërmarrësi (INOVA), znj. Daniela Dimovska.

Gjatë takimit u diskutua rreth projekteve dhe thirrjeve që INOVA do të hapë në periudhën në vijim. Aktualisht, agjencia është në proces të përpilimit të plan programit të ri, i cili do të përfshijë disa sektorë prioritarë. OEMVP do të kontribuojë në këtë proces me propozimet dhe rekomandimet e saj, me qëllim që programi të adresojë sa më mirë nevojat e komunitetit të biznesit.

Agjencia për Inovacione, Zhvillim Shkencoro-Teknologjik dhe Ndërmarrësi, ka marrë të gjitha kompetencat në pajtim me Ligjin e ri për veprimtarinë inovative, zhvillimin shkencoro-teknologjik dhe sipërmarrësi.

Ky takim shërbeu gjithashtu si një mundësi për njoftim më të afërt mes palëve, si dhe për të konfirmuar vullnetin e ndërsjellë për bashkëpunim të mëtejmë në funksion të zhvillimit ekonomik dhe inovativ të vendit.

OEMVP përfaqëson një partner të fuqishëm në këtë bashkëpunim, duke kontribuar në zbatimin e projekteve që nxisin zhvillim dhe inovacion.