Home / Lajmet / Lajmet e fundit / OEMVP takim me Koalicionin “Vlen”: Diskutime për Zhvillim Ekonomik dhe Mbrojtjen e Biznesit Vendor

OEMVP takim me Koalicionin “Vlen”: Diskutime për Zhvillim Ekonomik dhe Mbrojtjen e Biznesit Vendor

OEMVP takim me Koalicionin “Vlen”: Diskutime për Zhvillim Ekonomik dhe Mbrojtjen e Biznesit Vendor

Në vazhdën e takimeve me partitë politike, në hapësirat e OEMVP Kryetari Qyra priti në takim përfaqësues nga koalicioni “Vlen”, gjegjësisht kandidatin për president z. Arben Taravari, z. Bilall Kasami, , z. Bekim Qoku dhe z. Visar Ganiu.

Gjatë takimit u prezentua Platforma për Zhvillim Ekonomik e OEMVP, platformë e cila mbështetet në analizat e OEMVP-së me të cilat janë identifikuar nevojat reale të ekonomisë së vendit për të ruajtur dhe avancuar perspektivën ekonomike të vendit tonë. Si kërkesë e kryetarit Qyra ishte që kjo Platformë të inkuadrohet në programin e tyre politik, por edhe të zbatohet nga koalicioni i ardhshëm Qeveritar.

Gjithashtu, kryetari Qyra nga kandidati për President të shtetit z. Arben Taravari, kërkoi që në kuadër të kompetencave të Kryetarit të shtetit, të mos nënshkruajë ligje të cilat janë të dëmshme për biznesin vendor, sidomos pa u konsultuar me Odat ekonomike. Ndërsa si Koalicion, nga OEMVP u insistua që të merren masat për uljen e kontributeve dhe rritjes së pagës minimale, si preventivë ndaj migrimit të të rinjëve nga vendi, e cila është një ndër pikat kyçe tek e cila është fokusuar Oda.

Gjatë takimit fjalën e morri edhe Drejtori ekzekutiv z. Durim Zeqiri, duke shprehur shqetësimet lidhur me ndikimin e konkurrencës jolojale dhe rolin e Komisionit për mbrojtje të konkurrencës i cili nuk ka marrë ndonjë iniciativë për ta parandaluar të njëjtën. Ai shtoi se partitë politike duhet ta shfrytëzojnë ekspertizën e OEMVP-së dhe të konsultohen me odën me qëllim që të përmirësohen edhe mekanizmat e krijimit të politikave makroekonomike.

Po ashtu kërkesa tjera kishte edhe nga kryesia e OEMVP-së duke përfshirë zonën e Vizbegut dhe shndërrimin e saj në zonë me interes kombëtar, investimet në turizëm, digjitalizim etj.

Përfaqësuesit e koalicionit “Vlen”, theksuan se Platforma për zhvillim Ekonomik e përgaditur nga OEMVP do të implementohet në programin e tyre ekonomik dhe se do të angazhohen për të përmbushur kërkesat e OEMVP-së me qëllim që të përmirësohen kushtet për biznes si dhe të rritet standardi jetësor i qytetarëve.