Lean Six Sigma trajnim

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore si partner kryesor, në bashkëpunim me Universitetin e Ljubljanës – Fakulteti i Ekonomisë, Qendrën Evropiane për Edukimin, Lidership dhe Ndërmarrësi  si dhe Ideja O.K. training and consulting në kuadër të projektit Erasmus+ “Standardet е reja për punë praktike: standardet për punë praktike të krijuara nga ana e kompanive” morri pjesë në trajnim një javor në Francë për ngritje të kapaciteteve menaxhuese . Gjatë kësaj periudhe pjesëmarrësit u trajnuan në implementimin e modelit të menaxhmentit Lean Six Sigma, i cili fokusin kryesor e vëndon në eliminimin e tepricave dhe të ulë variacionet gjatë proceseve të ndryshme të punës me anë të së cilës bëhet përmirësimi i performancave të kompanisë, që njëherit është aplikativ në çdo industri si në prodhim, tregti por edhe në shërbime të tjera.

OEMVP në vazhdimësi kontribon që të ngritet aftësimi professional dhe cilësia e arsimit të studentëve me qëllim që në tregun e fuqisë punëtore të kemi resurse cilësore të aftë për punë të cilët që nga dita e punësimit do të jenë të gatshëm për kryerjen e detyrave, që njëherit është edhe qëllimi kryesor i projektit.

Pjesëmarrësit në fund të trajnimit morrën edhe certifikata për nivelin e parë të Lean Sigma Six gjë që dëshmon se OEMVP gjithmonë përkushtohet në ngritjen e kapacitetit profesional të stafit.