Vendoset gurthemeli i fabrikës Aluform Bruti

31 Mars 2018 – Sot kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore Nebi Hoxha morri pjesë në vendosjen e gurthemeleve të fabrikës së re Aluform Bruti. Ky është një investim prej rreth 7 milion euro për fabrikë për prodhimin e sanduiç panelëve të aluminit.

Pritet që në më pak se një vjet të punësojë rreth 70 punëtorë. Ky investim bëhet në partneritet me kompaninë Pekintash Group nga Turqia dhe është investim më i madh i këtij lloji në rajon.

Në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit morrën pjesë edhe zv. kryeministri i qeverisë për çështje ekonomike Koço Angjushev, anëtarë tjerë të Odës dhe përfaqësues të bizneseve.