U përurua hapja e kompanisë MEBI PRIMA
Me mbështetje të projektit të USAID për zgjerim të biznesit të vogël dhe të mesëm, sot në fshatin Pirok të Tetovës, zyrtarisht u lëshua në përdorim kompania MEBI PRIMA.
Kjo kompani paraqet kompaninë e parë të këtij lloji në rajonin e Pollogut dhe më gjerë për shkak se veprimtaria e saj kryesore do jetë e fokusuar në grumbullimin e bimëve shëruese aromatike (konvencionale dhe organike), frutave të malit, këpurdhave dhe likeneve.
I ftuar në këtë hapje solemne ishte edhe kryetari i OEMVP-së z. Menderes Kuçi si dhe drejtori ekzekutiv z.Arben Halili. Kryetari Kuçi, në fjalën e tij përshëndetëse, inkurajoi pronarin e kompanisë z. Imerli Ajdini, për iniciativën e re dhe të veçantë për nga fushëveprimi, duke i siguruar atij mbështetjen e padiskutueshme të Odës si institucion relevant i përfaqësimit të interesave të biznesit në përgjithësi, jo vetëm në aspekt këshillëdhënës, por edhe në mundësinë e zgjerimit të tregut potencial për absorbimin e prodhimeve të kësaj kompanie.
Comments are closed.