Trajnime në komunën e Kërçovës
Pas përfundimit me sukses të trajnimeve në rajonin e Pollogut, Strugës dhe Shkupit, me rreth 80 gra të trajnuara, vazhdojnë trajnimet në rajonin e Kërçovës, ku janë të përfshira gra dhe vajza nga kjo komunë dhe vendet rurale të saj.
Ky projekt realizohet nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri – Perëndimore në bashkëpunim me Shoqatën për zhvillim lokal rural dhe Agjencionin për Zhvillim Rajonal Senec – Pezinok nga Sllovakia, dhe mundohet të zhvillojë aftësitë e grave që të jenë konkuruese në tregun e punës duke rritur numrin e grave të cilat do të jenë të afta të fillojnë një biznes të rri, apo të avansojnë biznesin të cilin veç më e kanë filluar.
Trajnimet në rajonin e Shkupit
Përmes këtyre trajnimeve në kuadër të projektit “Arsim, punësim dhe barazi për gratë e bashkësive etnike”, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore rritë besimin në mesin e grave në lidhje me vlerën e tyre dhe cilësinë, si një mundësi që puna e tyre të kontribuojë në familje dhe shoqëri.
Përfitimet kryesore nga këto trajnime janë kapacitetet e përforcuara (njohuritë dhe shkathtësitë) e grave nga bashkësitë etnike në zonat rurale, në drejtim të identifikimit të problemeve, nevojat dhe prioritetet e grave të këtij rajoni..
Trajnimet mbahen në hotel Arabella dhe do të vazhdojnë deri më 05 Korrik 2013 (E premte), dhe me këtë përfundon pjesa e trajnimit e paraparë në këtë projekt, kurse mandej praktikisht do u jepet mundësia që të shohin nga afër se si udhëhiqet një ndërmarrje e suksesshme, duke realizuar punë praktike në kompanitë tona anëtare.
Për më tepër informata rreth projektit, kontaktoni në e-mail fatima.vela@oemvp.org
![]() |
![]() |
![]() |
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri – Perëndimore | Shoqata për Zhvillim Lokal Rural |
Agjencioni për Zhvillim Regjional Senec – Pezinok |
Ky projekt është i financuar nga Bashkimi Evropian
This document has been produced with financial assistance of the Europian Union. The contents of this document are the sole responsibility of Economic Chamber of North-West Macedonia and can no under no circumstances be regarded as reflecting the position of the European Union.
Comments are closed.