Home / Lajmet / Lajmet e fundit / U mbajt mbledhja e katërt e Këshillit Drejtues dhe Këshillit Mbikqyrës

U mbajt mbledhja e katërt e Këshillit Drejtues dhe Këshillit Mbikqyrës

U mbajt mbledhja e katërt e Këshillit Drejtues  dhe Këshillit Mbikqyrës

front_bushi_625579403 (1)

Mbledhjen e hapi Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, z.Menderes Kuçi, i cili shpalosi rendin e ditës dhe e vendosi në votim të hapur. Me aprovimin të shumicës, vijoi më tej zhvillimi i rendit të ditës, sipas pikave përkatëse.

Si pikë e parë në rend të ditës, ishte vendosur takimi me Kryeministrin e Shtetit, i cili bëhet në çdo fund vit, me qëllim të prezantimit të sfidave, problemeve apo arritjet e bizneseve të cilat i përfaqëson OEMVP-ja, përmes kryesisë dhe organeve tjera të OEMVP-së, në bazë të Statutit ekzistues. Takimi i këtillë pritet të zhvillohet menjëherë pas festave të fundvitit dhe anëtarët diskutuan çështjet të cilat do të diskutohen apo adresohen në atë takim.

Pika e dytë në rend të ditës kishte të bëjë me ndryshimet kadrovike brenda OEMVP-së. Në kuadër të kësaj pike, anëtarët e Këshillit Drejtues dhe Mbikqyrës u informuan se drejtori ekzekutivi i deritanishëm ka dhënë dorëheqje nga ky funksion. Rrjedhimisht në faqen zyrtare të OEMVP-së qëndron dhe shpallja për përzgjedhje të drejtorit të ri ekzekutiv. Në kuadër të kësaj u formua komisioni i cili do ti shqyrton aplikimet e kandidatëve për drejtor të ardhshëm.

Si pikë e tretë ishte data e mbajtjes të Kuvendit të VII-të të OEMVP-së,  meqenëse sipas Statutit në kuartalin e parë të vitit të ardhshëm është e paraparë mbledhja e Kuvendit të OEMVP-së, në të cilin pritet të bëhet zgjedhja e Kryetarit të ri, anëtarët e rij të Këshillit Drejtues dhe Këshillit Mbikqyrës, si dhe mundësia për të hapur një Info Qendër në të ardhmen  në kuadër të Odës. Poashtu u diskutua mundësia për të pësuar ndryshime statutare Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore, siç është emri, riorganizim i grupacioneve që funksionojnë pranë OEMVP-së dhe ngjashëm.

Pika e katërt ishte e hapur për të gjithë anëtarët e Këshilleve që të japin idetë e tyre apo propozimet të cilat do të shqyrtohen në mbledhjet e ardhshme dhe në Kuvendin e ardhshem.

 

2