Home / Lajmet / Lajmet e fundit / U realizua takimi ndërmjet Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe Odës Ekonomike të Kosovës: Forcohet Bashkëpunimi Ekonomik Rajonal

U realizua takimi ndërmjet Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe Odës Ekonomike të Kosovës: Forcohet Bashkëpunimi Ekonomik Rajonal

U realizua takimi ndërmjet Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe Odës Ekonomike të Kosovës: Forcohet Bashkëpunimi Ekonomik Rajonal

01 Prill – E martë 2025, në hapësirat e OEMVP-së mysafirët e sotëm ishin Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës z. Lulzim Rafuna këshilltari tij z. Haliti dhe Drejtori për marrëdhënie ndërkombëtare z. Mustafa.

Mysafirët u mirëpritën nga Kryetari i OEMVP-së z. Mendi Qyra, Drejtori Ekzekutiv z. Durim Zekiri, Menaxherja Operative Miranda Ajdini dhe Bashkëpunëtorja për analizë dhe hulumtim Genta Latifi.

Përpos rifillimit të bashkëpunimit mes dy institucioneve të mëdha në vendet respektive por edhe më gjërë, u diskutuan edhe mundësitë për bashkëpunim në nivel të projekteve nga grantet ndërkombëtare, puna e përbashkët kundër elimininit të barrierave të ndryshme për tregti mes dy vendeve, si dhe shkëmbimi i ekspertizave dhe përvojave me qëllim të përmirësimit të klimës për biznes në vendet tona dhe për përmirësimin e kornizës ligjore që ka të bëjë me ekonominë.

Mendi Qyra e përshëndeti iniciativën e Odës Ekonomike të Kosovës për këtë takim të sotëm, duke theksuar se bashkërisht duke punuar, mund të zgjidhim probleme të shumta, siç është qarkullimi i fuqisë punëtore mes dy vendeve, anulimi i barrierave të ndryshme për blerjen e pronave në Maqedoninë e Veriut për personat fizik dhe shumë pengesa tjera jo tarifore mes vendeve tona.

Kryetari Rafuna potencoi se ai dhe institucioni të cilin e përfaqëson do të jenë në dispozicion për të nxitur bashkëpunim me qëllim që dy institucionet më me relevancë në rrafshin kombëtar sa i përket ekonomisë.

Krijimi dhe ruajtja e partneriteteve është kyçe për fuqizimin e OEMVP-së dhe shtrirjen e ndikimit të saj në vend dhe rajon, të cilën e dëshmon edhe suksesi i viteve të fundit sidomos themelimi i Ministrisë për Energjetikë kërkesë e kamotshme e OEMVP-së, strategjia kombëtare për zhvillimin, Anulimi i Ligjit për solidaritet, dhënia e kontributit shumë të madh dhe koncipimit të ligjit Kundër Praktikave jo të drejta tregtare dhe shumë arritje tjera madhore.