25.10.2022 Shkup-Oda Ekonomik e Maqedonisë Veri Perëndimore në bashkëpunim me UNDP dhe në kuadër të Platformës për dialog publiko-privat organizuan Puntori Vizionare me sektorin e biznesit me qëllim përfshirjen e tyre në procesin e hartimit të Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit (SKZH).
Strategjia kombëtare e zhvillimit është një dokument strategjik afatgjatë, i cili me një qasje gjithëpërfshirëse, analitike dhe pjesëmarrëse do të “prodhojë” një dokument zhvillimor apolitik, gjithëpërfshirës, afatgjatë, me prioritete të përcaktuara në interes të shoqërisë dhe vendit.
Qëllimi i puntorisë është të përcaktohen sfidat kryesore dhe të krijohet vizioni për të ardhmen e dëshiruar të vendit tonë në 20 vitet e ardhshme.Duhet të potencohet se këtu u përfshinë edhe qëndrimet dhe idetë e sektorit të biznesit duke marë parasysh rëndësinë e të njëjtit në kontekstin e stimulimit të proceseve zhvillimore në nivel kombëtar .
OEMVP gjithmon kërkon përfshirjen e biznesit në vendim-marrjen në nivel kombëtar lidhur me çështjet të cilat prekin atë dhe njëkohësisht duke synuar të sigurojë përfshirjen e ndërmarjeve anëtare të saj në vendim-marrje.






