Delegacionin e Odës së Xhedës për Ekonomi dhe Industri nga Arabia Saudite e printe, zëvendësdrejtori z. Baterjee, Mazen Mohammed I-rë me bashkëpunëtorët e tij.
Kryetari i OEMVP-së, z. Menderes Kuçi, i njoftoi mysafirët me kushtet e përgjithshme socio-ekonomike dhe politike në Maqedoni. Ai gjithashtu i njoftoi lidhur me kushtet e përgjithshme për investim për kompanitë e jashtme, si dhe me biznes klimën në përgjithësi. Gjatë takimit, prezent ishin anëtarët e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, përfaqësues të njëzet kompanive të ndryshme, të cilët e prezantuan profilin e kompanive dhe punën e tyre.
Z. Baterjee deklaroi se sipas asaj që e ka vërejtur deri tani në rrugën e tij për në Shkup, ka parë mjaft kushte dhe potencial për investim. Dhe beson se te dy Odat do të gjejnë interes të përbashkët në fusha të ndryshme.
Në fund të takimit u nënshkrua edhe Memorandumi për bashkëpunim mes Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe Odës së Xhedës për Ekonomike dhe Industri.



