Takim me gazetarët
29 Mars 2016 – Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore për të mirëmbajtur raportin korrekt me mediat dhe për të respektuar transparencën në punën e saj, sot realizoi një takim miqësor me gazetarët, duke synuar një bashkëpunim afatgjatë dhe informim mbi aktivitetet që planifikon të ndërmerr në periudhën e ardhshme si përpjekje për t’u ballafaquar me situatën aktuale në vend.
Gjatë takimit, drejtori ekzekutiv i OEMVP-së Fatmir Bytyqi diskutoi edhe rreth takimeve konsultative që do të fillojë OEMVP nesër me partitë politike, ku partitë do të shpalosin platformat e tyre ekonomike, për të ndarë mendimet rreth të njëjtës.
Diskutimi u fokusua në çështjet që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik dhe financat, duke qenë se ato janë sektorë të cilat e mundësojnë zhvillimin adekuat të biznesit në Maqedoni dhe me këtë të ndihmojë dukshëm dhe sigurtë në afirmimin e bizneseve anëtare dhe vetë shoqërisë.
Gjithashtu, gazetarëve iu prezantuan edhe publikimet e OEMVP-së: Juris, Economicus dhe Dobia.
Comments are closed.