Home / Lajmet / Lajmet e fundit / Trajnim për plotësimin e standardeve për ruajtjen e ushqimit

Trajnim për plotësimin e standardeve për ruajtjen e ushqimit

29 Mars 2016 – Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në bashkëpunim me kompanitë Zonel Software, dhe Konstant, kanë realizuar një trajnim për kompanitë që merren me prodhime ushqimore. Në këtë aktivitet, kompanitë u njoftuan me mënyrat bashkëkohore të ruajtjes së ushqimit dhe ngrirjes, që janë çelësi kyç i kualitetit dhe sigurisë së produkteve ushqimore. Drejtori i ekzekutiv i OEMVP-së, Fatmir Bytyqi, tha se kompanitë implementojnë standardet minimale që kanë të bëjnë me cilësinë e ushqimit, duke theksuar se ato gjithashtu bëjnë përpjekje edhe që t’u përshtaten trendeve globale.

“Kemi një numër më të madh të kompanive, të cilët implementojnë tanimë standardin ‘HALLALL’, si një mundësi e madhe që u jepet ndaj tregjeve të treta që fillojnë të hapen. Nuk mund të themi se kompanitë kanë bërë maksimumin, por ne si Odë kompanive gjithmonë u flasim se duhet të kenë tendencë të rritjes së punës së tyre dhe të implementimit të standardeve akoma më të larta”, deklaroi Fatmir Bytyqi.

Para kompanive anëtare u prezantuan mënyrat e ruajtjes së ushqimit dhe ngrirjes, që janë çelësi kyç i kualitetit dhe sigurisë së produkteve ushqimore. Të gjithë pjesëmarrësit u informuan edhe mbi sistemin AMBION – sistem ky që shërben për monitorim dhe kontroll të lagështisë relative dhe temperaturës, gjegjësisht u shpërndanë disa këshilla se si të bëhet mbrojtja efikase e prodhimeve që prishen gjatë ruajtjes dhe ekserimentimit me ushqim. Ndër të tjera, të pranishmit u informuan edhe rreth Çertifikatës gjermane për kualitet te prodhuesit e vegjël të ushqimit, si parakusht për sukses në eksportimin dhe përvetësimin e tregut.

Nga OEMVP, gjithashtu njoftuan për aktivitetet e radhës, duke vënë theksin në publikimet mujore të informatorëve ekonomik, juridik, si dhe biznes informatorëve, nëpërmjet të cilave, mes tjerash, mundësohet qasje më e lehtë deri tek informatat rreth burimeve alternative të financimit të bizneseve.

IMG_1124

IMG_1141

20160329_124201