Takim i kryetarëve të Odave Ekonomike me ministrin Saraqini
Ministri i Ekonomisë Valon Saraqini realizoi një takim me kryetarët e Odave Ekonomike në Maqedoni, dhe atë me kryetarin e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, të Odës Ekonomike të Maqedonisë dhe atë të Lidhjes së Odave Ekonomike të Republikës së Maqedonisë.
Gjatë takimit u diskutua për ekonominë e vendit gjatë vitit 2013-të dhe për pritjet për vitin 2014-të në planin ekonomik në vend. Takimi u mbajt në Kabinetin e ministrit të Ekonomisë, ndërsa pas takimit u dhanë edhe deklarata për media.
Kryetari i OEMVP-së z. Menderes Kuçi tha se gjatë këtij takimi produktiv, i cili përfaqëson sublimat të gjithë takimeve paraprake që kemi realizuar me Ministrinë e Ekonomisë, është rrumbullaksuar bashkëpunimi i ndërsjelltë, nga i cili dolën edhe rezultate konkrete. “Shpresojmë se edhe në të ardhmen do të kemi përkrahjen e ministrit në të gjitha aktivitetet dhe projeketet e planifikuara për vitin 2014, veçanërisht përkrahjen nga sektori i biznesit, i cili është shumë i rëndësishëm për ekonominë e vendit”.
Sipas ministrit Saraqini, në vitin 2014 bartës kryesorë të rritjes ekonomike do të jenë investimet kapitale dhe aktivitetet eksportuese, duke shpresuar në vazhdimin e lëvizjeve pozitive të këtij viti edhe në vitin e ardhshëm.
Comments are closed.