Samit për tregti me mallra për konsum të gjërë

17 Maj 2018 –  Nën organizim të redaksisë InStore sot në Shkup mbahet samiti për tregti me mallra për konsum të gjërë.   Përfaqësuesit e firmave nga sektori i tregtisë do të diskutojnë në më tepër tema: lidership, menaxhim me kategori, negocim dhe shitje, promovime dhe marka tregtare private.

Në këtë samit të FMCG-së ndahen përvojat dhe njohuritë për tregti me mallra për konsum të gjërë. Përmes tregimeve inspiruese për rrugën e suksesit prezantohet modeli i biznesit të FMCG-së së Maqedonisë, ndërsa flitet edhe për inovacionet në biznes.

Rrugëtimin e tij drejt suksesit, gjatë këtij samiti e prezantoi pronari i kompanisë GEMAK, z. Enver Maliqi, një sipërmarrës dhe biznesmen i dëshmuar i cili themeloi biznesin e familjes para  më shumë se 30 vjet, duke filluar nga zeroja. Gjatë viteve, ka fituar shumë përvojë në industri të ndryshme si tregti me pakicë dhe distribuim, telekomunikacion, pasurive të patundshme dhe hoteleri në vend dhe jashtë vendit (Kosovë dhe Shqipëri). Maliqi është pronar dhe anëtar i bordit të drejtorëve të “Park Hotel & Spa” dhe pronar i disa objekteve hotelerike (restorante, kafene, diskoteka, etj), si dhe pronar dhe anëtar i bordit të drejtorëve të kompanisë “Gekos” – Kosovë një kompani motër e kompanisë “Gemak”.

Aktualisht ai është anëtar i Këshillit të Qytetit të Shkupit, i autorizuar për të zëvendësuar kryetarin dhe anëtar prestigjioz i shumë odave të biznesit.  Përveç të qenit mbrojtës i të gjithë biznesit familjar të familjes Maliqi, ai është gjithashtu një lider motivues për më shumë se 300 punonjës të cilët janë duke punuar në rrjetin e tij të kompanive dhe të rinjtë tjerë që gjejnë inspirimin tek biznesmenët e mëdhenj.

Një pjesë e programit të FMCG-së është përkushtuar për distribuim, kompleksiteti  i tij, karakteristikat e dërguesit të mirë dhe afatgjatësia e marrëdhënies të partneritetit tregtar. Do të bëhet fjalë për shprehitë e blerësit, por edhe për promovimet të cilat janë atraktive edhe për blerësit edhe për tregtarët. Samiti do të përmbyllet me diskutim për atë se ku lëviz sektori i FMCG-së në Maqedoni.

Falë konceptit, temave dhe folësve të njohur, Samiti i FMCG rritet vit pas viti në një ngjarje gjithnjë e më të fuqishme të biznesit, e cila bashkon profesionistë nga shumë kompani të FMCG në Maqedoni me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe praktikave, frymëzimit dhe motivimit për përmirësimin e punës, si dhe realizimi dhe forcimi i kontakteve të biznesit.