Lehtësime tatimore dhe mbrojtje më e madhe e obliguesve tatimor, të patjetërsueshme gjatë krizës COVID19

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, Lidhja e Odave Ekonomike, Oda Ekonomike e Maqedonisë, Oda Ekonomike për Teknologji informatike dhe të komunikimit – MASIT dhe  EPI Centar si implementues, në kuadër të projektit të USAID-it Partneritetit për rregullativë më të mirë afariste organizuan info sesion për të prezantuar gjetjet dhe propozimet e dy studimeve nga fusha e tatimeve.

Studimi “Procedura tatimore dhe mjetet juridike për mbrojtjen e të drejtave të obliguesve tatimor me theks të veçantë për personat juridik” u përgatit për të përmirësuar nivelin e mbrojtjes që duhet të gëzojnë obliguesit tatimor në Republikën e Maqedonisë së Veriut në përputhje me Ligjin për procedurë tatimore. Gjithashtu, studimi “Implikimet financiare dhe tatimore të krizës COVID19 dhe rekomandimet për tejkalimin e saj” ofron të dhëna dhe analiza të sfidave me të cilat përballen kompanitë dhe shërben për të inicuar zgjidhje specifike afatshkurtra dhe afatgjata për lehtësime tatimore dhe masa për mbështetje.

Mbrojtja e të drejtave të obliguesve tatimor në procedurën tatimore është gjithmonë një çështje aktuale për shkak të specifikave të marrëdhënies tatimore-juridike në të cilën shpesh subjekti aktiv, d.m.th shteti dominon, gjë që krijon kushte për rrezikimin e të drejtave të obliguesve tatimor. Kjo është veçanërisht e theksuar në kohë krizash kur autoritetet tatimore përballen me sfidën e sigurimit të burimeve të mjaftueshme financiare për funksionimin normal të shtetit.

Me zgjidhjet konkrete të propozuara nga ekspertët dhe sektori privat duhet të mundësohet menaxhim më i mirë i pasojave financiare të krizës COVID19 dhe krijimin e duhur të masave të ndihmës shtetërore përmes lehtësimeve tatimore dhe mbrojtjes më të mirë të subjekteve private. Propozimet që do të rezultojnë nga sesioni informativ kushtuar politikave tatimore do t’iu paraqiten autoriteteve kompetente përmes Platformës për Dialog Publiko-Privat.