Qindra mijëra njerëz do e ndjejnë korona-krizën në xhepat e tyre

Drilon Iseni nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore thotë se nëse ka valë të dytë të korona virusit, masat për mbrojtje do duhet të jetë më të buta, sepse kompanitë nuk do mundet të durojnë edhe një mbyllje. Masat e Qeverisë për ndihmë të sektorit të biznesit në të ardhmen nuk duhet të jenë aq të përgjithshme, por të jenë të drejtuara në sektorë konkret të cilët kanë problem, thotë ai.

” Për sa i përket borxhit publik, i cili ka tejkaluar 50 përqind të BPV-së, kjo është e pritshme, duke pasur parasysh që të ardhurat janë në rënie në çdo bazë, importet dhe eksportet gjithashtu po bien, dhe kështu kjo reflektohet. Sfida për qeverinë e ardhshme është që bizneset janë dëmtuar  shumë nga kriza, paratë në arkat e shtetit janë më të vogla dhe ekziston një mundësi e madhe për të mbyllur shumë biznese dhe për të humbur vendet e punës. Prandaj,  më e rëndësishme se niveli i borxhit publik është që ato mjete të shpenzohen në aktivitete  të shtetit të cilat do të kenë vlerë të shtuar. thotë Iseni.

Ai thotë se ndihma shtetërore për kompanitë për pagesën e pagës minimale duhet të vazhdohet dhe në Korrik dhe Gusht.

Më tepër në linkun e mëposhtëm:
https://www.slobodnaevropa.mk/a/%D0%B5%D0%BA%D0%BE%D0%BD%D0%BE%D0%BC%D0%B8%D1%98%D0%B0-%D0%BA%D1%80%D0%B8%D0%B7%D0%B0-%D0%BA%D0%BE%D1%80%D0%BE%D0%BD%D0%B0/30738771.html?fbclid=IwAR0Agi3gkR-7SPnpqStuGnOlRlTtawtHfg3rhs0CyiEXAOMUjcGljiWIbuU