Kundërshtohet mbyllja e bizneseve si pasojë e pandemisë në vend
Drilon Iseni, drejtor i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, për Radion Evropa e Lirë, thotë se bizneset në Maqedoninë e Veriut për një kohë kanë arritur të mbijetojnë falë infuzionit financiar nga shteti përmes masave për menaxhimin e krizës ekonomike të shkaktuar nga koronavirusi, por shton se futja në karantinë edhe një herë për një kohë do ta bëjë të pamundur mbijetesën e bizneseve.
“Vlerësimi ynë si Odë (ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimorë) është se masat në të ardhmen në aspektin restriktiv duhet të jenë sa më minimale, pasi që nuk mundet që biznesi, veçanërisht këtu kompanitë e vogla të mbijetojnë edhe një karantinë të tillë siç kishim në fillim të shfaqjes së pandemisë”.
“Ne sugjerojmë që organet e rendit të ndërmarrin më shumë masa për të siguruar sa i përket respektimit të rekomandimeve për mbrojte nga virusi. Mbyllja e bizneseve të mos jetë alternativë gjatë periudhës që vjen pasi që edhe ashtu i tërë ky vit ka qenë shumë i vështirë për bizneset”, thotë Iseni.
Për më tepër në linkun e mëposhtëm: