Promovimi i Shportës së Vitit të Ri – Mbështetje për Konsumatorët gjatë periudhës festive

05.12.2024 – Kryetari i OEMVP, z. Mendi Qyra, mori pjesë në takimin e Qeverisë lidhur me promovimin e shportës së konsumatorit të vitit të Ri. Kjo shportë përfshin një përzgjedhje produktesh ushqimore, pije alkoolike dhe joalkoolike, të propozuara nga prodhuesit dhe tregtarët, që do t’u ofrohen qytetarëve, ku janë të listuara më shumë se 600 artikuj me çmime të ulëta gjatë periudhës festive nga 15 dhjetori deri më 15 janar.
 
Në këtë takim, folën krerët e qeverisë ku kryeministri z. Mickoski në fjalën e tij, përshëndeti iniciativën e odave ekonomike dhe afaristëve të vendit, të cilët me këtë masë do të ndihmojnë qytetarët dhe do të kontribuojnë në ngadalësimin e inflacionit.
 
Gjithashtu, prezent ishin edhe kryetarët e Odave ekonomike, e në fjalën e tij, z. Mendi Qyra theksoi se anëtarët e OEMVP kanë mbështetur këtë iniciativë në mënyrë vullnetare, duke propozuar ulje të çmimeve për një sërë produktesh. Lista e propozimeve tashmë i është dorëzuar Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës. Ai nënvizoi se ndërhyrja e shtetit në treg nuk përputhet me parimet e ekonomisë së tregut. Megjithatë, për të adresuar sfidat si inflacioni, shteti mund të shfrytëzojë mekanizma si lehtësimet tatimore, norma doganore dhe akcizave, si dhe investimi strategjik në zhvillimin dhe rritjen e industrisë vendase. Gjithsesi, se bizneset do të jenë të gatshme të luajnë rolin e partnerit me qeverinë, atëherë kur do të u kërkohet por edhe kur do të trajtohen si të tillë.
 
Ndër tjerë, fjalën e mori edhe Ministri i ekonomisë dhe punës z. Durmishi, theksoi se pas një periudhe të konsiderueshme, u arrit një marrëveshje me sektorin e biznesit, që të krijojmë këtë shportë të vitit të ri.
 
Kryetari i OEMVP-së, gjithashtu foli edhe për “Kredinë Hungareze” e cila si masë vlerësohet pozitive nga ana e komunitetit të biznesit, dhe se duhet të shërbejë si model për vitit e ardhme, me qëllim që të kemi masa efektive ekonomike me ndikim direkt.