Home / Lajmet / Lajmet e fundit / ProCredit Banka klientëve të saj u mundësoi njohje me partnerët afaristë nga Shqipëria

ProCredit Banka klientëve të saj u mundësoi njohje me partnerët afaristë nga Shqipëria

ProCredit___logo_234981109

ProCredit Banka në kuadër të misionit të saj të orientuar drejt zhvillimit, bizneseve maqedonase me të cilët bashkëpunon, krahas shërbimit financiar u ofron edhe mundësi për zhvillim të mundësive dhe partneriteteve të reja rajonale të biznesit. Klientët e ProCredit Bankës kanë mundësi të realizojnë bashkëpunim afarist me bizneset me interes nëpërmjet serive të takimeve regjionale afariste mes klientëve të ProCredit Bankave në kuadër të grupit të vet ndërkombëtar të bankave të cilat punojnë në 20 vende të ndryshme në botë.

Si pjesë e serisë së ngjarjeve regjionale, në Hotelin Drim-Strugë u mbajt takimi i dytë regjional mes bizneseve nga Maqedonia dhe Shqipëria. Ngjarja u organizua nga ProCredit Bankat nga Maqedoni dhe Shqipëria për përkrahje të bizneseve lokale.

Në takim morën pjesë rreth 50 kompani nga të dyja vendet që merren me prodhim, përpunim ose tregti të prodhimeve ushqimore si edhe biznese komplementare si supermarkete, shitës të makinave për paketim etj. Nëpërmjet këtij takimi ProCredit Banka u dha klientëve të vet mundësi t’i promovojnë prodhimet e veta para bizneseve nga regjioni dhe të njohin partnerë të rinj.

“Këto ngjarje i organizojmë për përkrahje të bizneseve lokale. ProCredit Banka si përkrahëse aktive e bizneseve krahas përkrahjes financiare, investon në promovimin dhe zhvillimin e tyre. Bizneseve të cilat morën pjesë në këtë ngjarje u mundësuam të njohin partnerë të rinj, të gjejnë tregje të reja për prodhimet e tyre dhe ta zgjerojnë punën e tyre në regjion. Raporti mes bizneseve është i rëndësishëm për zhvillimin e ekonomisë sonë dhe ngjarjet e këtilla do të vazhdojmë t’i organizojmë.” – Deklaroi Aleksandar Mirçov – Drejtor i degës së Strumicës.

Më tërheqës për tregtarët maqedonas ishin prodhuesit e ullinjve dhe vajit të ullirit dhe përpunuesit e peshkut dhe prodhimeve të konservuara nga peshku. Bizneset shqiptare më të interesuar ishin për makina për paketim, për prodhimet maqedonase të qumështit etj.

Seria e ngjarjeve vazhdon me takime regjionale mes bizneseve nga Maqedonia, Serbia dhe Kosova. 

2