Prezentim i hulumtimit për “Vlerësim të ambientit afarist në Republikën e Maqedonisë – 2018-të”
12 Shkurt 2019 – Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore organizoi sesion informativ për prezantimin e hulumtimit për “Vlerësimin e ambientit afarist në Republikën e Maqedonisë në vitin 2018-të”, nga përvojat e kompanive me qëllim që të jep rekomandime dhe vërejtje sa i përket gjendjes në të cilën ndodhen kompanitë në Republikën e Maqedonisë. Në projektin e financuar nga USAID “Partneritet për rregullativë më të mirë afariste” dhe të implementuar nga EPI Centar Internacional, OEMVP së bashku me odat partnere: Lidhen e Odave Ekonomike të Maqedonisë, Odën Ekonomike të Maqedonisë; dhe Odën Ekonomike të Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit – MASIT, kontribuojnë për vendosjen e dialogut publiko-privat për të ndihmuar kompanitë gjatë impelementimit të rregullativës ligjore duke i zbatuar me përpikmëri obligimet që burojnë nga ligjet dhe duke dhënë propozime konkrete për përmirësim të rregullativës ligjore që i tangon kompanitë dhe në një mënyrë paraqet pengesë për punën e tyre.
Analiza e prezantuar sot u krye në bazë të anketës së zhvilluar në kompani dhe analizon ambientin afarist në Maqedoni për të tretin vit radhazi. Kështu, kjo analizë është e vetmja e këtij lloji, reale dhe mjaft relevante për shkak se është implementuar nga katër odat më të mëdha në Maqedoni që përfaqësojnë rrjetin më të madh të kompanive prezente në treg.
Qëllimi i këtij sesioni informativ ishte që të prezantohen temat që janë pjesë përbërëse e veprimtarisë së përditshme të kompanive në Maqedoni. Pra, qëllimi kryesor i analizës është të monitorojë perceptimin e sektorit të biznesit lidhur me rregullativën ligjore në Republikën e Maqedonisë. Analizat, konkluzionet dhe rekomandimet duhet t’ju sigurojnë institucioneve dhe komunitetit të biznesit informacion mbi gjendjen dhe kënaqësinë e sektorit të biznesit në lidhje me rregullativën afariste në fuqi. Bazuar në këtë hulumtim, institucionet mund të marrin vendime për të përmirësuar më tej rregullativën ligjore që paraqet problem për implementim nga kompanitë.