Krijimi lidhjeve mes bizneseve të diapsorës dhe vendit tone është i rëndësishëm për të dya palët, në këtë mënyrë diaspora ndihmonë të krijohen vende të reja të punës, rritje e eksportit të produkteve të prodhuara në vend si dhe kontirbojnë në zhvillimin ekonomik të vendit.
Krytari i OEMVP-së, z. Mendi Qyra, kryetari i nderit z. Xhemail Dauti dhe krytari i kuvendit z. Nazmi Ejupi qëndruan për vizitë tek kompanitë Ambrella dhe Eu Bau të cilat treguan shembëlltyrë duke investuar në vendin e tyre pas një etablimi të fuqishëm në tregun evropian, gjegjësisht në Gjenrmani dhe Zvicër.
Qëllimi i këtyre vizitave ishte që këta investues nga diaspora ta ndiejnë mbështetjen institucionale, si dhe të njohja për së afërmi me sukseset dhe proceset nëpër të cilat këto kompani kalojnë.
OEMVP është përkrahëse e fuqishme e diapsorës shqiptare dhe tash e sa vite lobon për institucioanlizimin dhe sistematizimin e remitencave nga bashkatdhtarët tanë në mergatë.






