Përfaqësues të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore janë pjesëmarrës në takim transnacional, pjesë e projektit Erasmus +
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore çdo herë përkrah bizneset dhe vlerëson burimet njerëzore dhe vlerat e tyre, ato janë pjesa thelbësore e rritjes së biznesit. Nëse po të njejtit duan të qëndrojnë konkurruese si në tregjet vendase ashtu edhe në ato ndërkombëtare, ato duhet vazhdimisht të përmirësohen, mirëpo ky proces është i sukseshëm vetëm me staf të sukseshëm dhe duhur.
Duke u bazuar në këtë OEMVP në këtë takim ka realizuar një Metodologji për zhvillimin e standardeve të praktikës, kjo metodologji ka për qëllim: të përcaktojë proceset për zhvillimin e standardeve të praktikës, të cilat synojnë të tejkalojnë boshllëkun midis nevojave reale të ndërmarrjeve që lidhen me furnizimin e stafit të ri ose stafit aktual me aftësi dhe kompetenca përkatëse, qoftë nga arsimimi formal ose ai joformal.
Elementi themelor është zhvillimi i tyre të jetë në përputhje me nevojat e kompanive. Me puntorinë e realizuar në bazë të kësaj metodologjie e cila i ka dy faza, OEMVP beson se do arrijë në ndihmën e duhur për bizneset.