EXPO DUBAI 2020-MPJ prezanton në hapësirat e OEMVP-së

Sot në hapësirat e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, nga ana e përfaqësuesve të Ministrisë për Punë të Jashtme u prezantua Ekspozita Dubai 2020. Në këtë prezantim morrën pjesë përfaqësues të kompanive anëtare të Odës.

Dubai 2020 është  ekspozitë globale ku nikoqir do jetë Dubai i Emirateve të Bashkuara Arabe, që synon të lërë një trashëgimi ekonomike dhe sociale. Të gjithë pjesëmarrësit do të jenë pjesë e asaj që do të njihet si Qarku 2020. Ekspozimet ofrojnë një fazë unike dhe ndërkombëtare për t’u përfshirë në diplomaci kulturore dhe bashkëveprojnë me vendin nikoqir.

Në këtë prezantim nga ana e përfaqësuesve të Ministrisë për Punë të Jashtme, u prezantuan disa pika të cilat duhet të plotësohen nga ana e kompanive të cilat duan të jenë pjesë e kësaj ekspozite. Për informata më të detajuara mund të drejtoheni në hapësirat e OEMVP-së ose të na kontaktoni në e-mail adresën: info@oemvp.org