Home / Lajmet / Sot u mbajt takim me Branko Azeskin, kryetarin e Odës Ekonomike të Maqedonisë

Sot u mbajt takim me Branko Azeskin, kryetarin e Odës Ekonomike të Maqedonisë

    

    Sot u mbajt takim me kryetarin e Odës Ekonomike të Maqedonisë z.Branko Azeskin, i cili  në pika të shkurta foli për aktivitetet që zhvillojnë ata mbrenda Odës Ekonomike të Maqedonisë dhe problemet me të cilat hasin kompanitë në zhvillimin e biznesit të tyre.

     Lidhur me këtë temë, me problemet e ndryshme që ka biznesi privat në Maqedoni, foli edhe kryetari i Kuvendit të OEMVP-së, z. Xhemail Dauti, i cili theksoi disa raste konkrete se si goditen kompanitë tona me gjoba të rënda, për arsye shpesh jo reale. Për çështjen e bashkëpunimit të Odave në mes veti dhe me institucionet tjera shtetërore, diskutoi kryetari i OEMVP-së, z. Menderes Kuçi. 

       Takimi u përmbyll me shpresë se do të kemi një bashkëpunim  profesional dhe strategjik edhe më të mirë, në mes Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe Odës Ekonomike të Maqedonisë, duke planifikuar një  takim të përbashkët në mes të kryetarëve të tri Odave: Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, Oda Ekonomike e Maqedonisë dhe Unionit të Odave Ekonomike të Maqedonisë. Dhe krejt kjo, duke patur për qëllim rritjen e bashkëpunimit në mes Odave Ekonomike, institucioneve shtetërore dhe subjekteve tjera ekonomike.

2