Home / Lajmet / Lajmet e fundit / OEMVP ndërmjetëson bashkëpunim të ri mes kompanive vendore dhe bizneseve turke të sektorit të ndërtimtarisë

OEMVP ndërmjetëson bashkëpunim të ri mes kompanive vendore dhe bizneseve turke të sektorit të ndërtimtarisë

OEMVP ndërmjetëson bashkëpunim të ri mes kompanive vendore dhe bizneseve turke të sektorit të ndërtimtarisë

Shkup, 11 shtator 2025 – Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore priti në takim delegacion nga Turqia, të përbërë nga përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Eksporteve pranë Ministrisë së Tregtisë së Turqisë, anëtarë të Bordit të Shoqatës së Eksportuesve të Metaleve, si dhe përfaqësues të Ambasadës së Turqisë në RMV.

Në takim u diskutua për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik dhe për organizimin e ngjarjes B2B, të koordinuar nga Ministria e Tregtisë së Turqisë dhe Shoqata e Eksportuesve të Metaleve Ferroze dhe Jo-Ferroze të Stambollit (İDDMİB), ku OEMVP mori pjesë me kompanitë e anëtare.

Shkup, 12 shtator 2025 – Në kuadër të ngjarjes B2B “Misioni i Biznesit Turqi – Maqedonia e Veriut”, të pranishëm ishin U.D. Kryetar i OEMVP-së, z. Nuhi Aliu, dhe Drejtori Ekzekutiv, z. Durim Zekiri, së bashku me kompanitë anëtare të OEMVP-së: Trim&Lum, Super Kompani, Pofix, Gradis Koo, Pluska, Fata Kompani, Lansky Ganzger Zeqiri + Partners, Ent Building dhe Ing Luli.

Ngjarja u ofroi bizneseve vendore mundësinë e zhvillimit të takimeve të drejtpërdrejta dhe krijimit të partneriteteve të reja me kompani turke të fuqishme, që operojnë në sektorë kyç si ndërtimtaria, materialet e ndërtimit, veglat dhe pajisjet e punës, produktet e hekurit dhe aluminit e të tjera.

OEMVP mbetet e përkushtuar të ofrojë platforma të tilla për nxitjen e bashkëpunimit ekonomik mes kompanive vendore dhe atyre ndërkombëtare, duke hapur horizonte të reja për zhvillim dhe investime.

2